Dje gjatë ditës ish kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka vizituar bjeshkët e veriut në Shalë.
Haradinaj ka qenë i shoqëruar nga deputeti Bekë Berisha, ish komandanti i njësisë speciale Shalë Bekim Shyti, dhe bashkëpunëtor tjerë.
I gjithë grupi ka përshkruar një rrugë të gjatë, të ecur mbi katër orë, duke vizituar edhe fshatrat në veri të vendit si Bistricë e Cerajë.
Ajo që bie në sy është se Haradinaj ishte i ARMAT0SUR me thikë, ndërsa në foto shihet edhe një revoIe, duke e mbajtur me vete.
I gjithë grupi pas një ecje të gjatë janë ndalur në Cerajë, para bustit për ta nderuar shkrimtarin e njohur mitrovicas, Jakup Ceraja.