10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ramush Haradinaj: Kemi 14% si AAK, VV gabon në sondazhe

Rekomandime

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka komentuar një sondazh të publikuar nga VV ku subjekti i tij qëndron në 8%. Sondazhi thoshte që nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, atëherë VV do votohej nga mbi 50% e votuesve.

- Advertisement -

“Unë punoj në teren prej kohës kur unë dhashë dorëheqje”, thotë ai.

“Ju garantoj se po të mbaheshin zgjedhjet sot atëherë AAK do merrte mbi 14%. Aty jemi. Ata na largoi mbi 6% në atë sondazhin e tyre”, përfundon ai.

Haradinaj tutje thotë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, është një mashtrues i mirë në publik.

- Advertisement -

“Ja kam dhënë dorën për këtë. Ka oratori dhe del në publik i thotë gjërat me dogmën e tij. Por ai nuk ka askënd afër vetes. I ka prishur raportet me të gjithë. Atë ditë me Dautin është nxituar në Kuvend. Më është dhimbsur Dauti. Ai është djalë i mbarë. Ka kodin e tij dhe nuk ua thotë të gjitha. Të gjithë më thonin pse nuk reagoje ndaj Ramës kur të paditi. Unë nuk reagova pasi ai është kryeministër i Shqipërisë, është shqiptar si unë”, përfundon ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit