7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Ramush Haradinaj në situatë të vështirë”/ Ky është paralajmërimi i rëndë për AAK-në

Rekomandime

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është njëri nga personat që me së shumti po e suImon me akuza kryeministrin aktual, Albin Kurtin.

- Advertisement -

Së fundi, Haradinaj ka paralajmëruar se qeveria Kurti nuk do të ketë jetëgjatësi, pasi sipas tij, ajo do të rrëzohet shpejt.

“Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. Kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë. Kurti ka premtuar se do ta rivendosë reciprocitetin, por e vërteta është se u rrit importi i mallrave nga Serbia. Kurti po i bIIokon bizneset dhe komunat tona. Paraja është bIIokuar në Kosovë dhe komunat nuk po zhvillohen. Sipërmarrësit kosovarë do të kenë pasoja të mëdha në fund të këtij viti, derisa mallrat e Serbisë kanë vërshuar tregun tonë. Qeveria Kurti është qeveri armike ndaj ekonomisë së vendit të vet”, deklaroi ditë më parë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, lideri i AAK-së ndodhë në një situatë të vështirë, andaj po hidhet në suIm ndaj Kurtit.

- Advertisement -

“Ramushi ndodhet në një situatë të vështirë, duket se e ka kuptuar se partia e tij po shkon drejt fatit të Nismës. Ndonëse nuk e thotë publikisht, kjo gjë po shihet qartë: AAK e pret fati i Nismës”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.


Faton Mehmeti

- Advertisement -

Ai shton se sa ishte në pushtet, AAK dështoi që të qeverisë në të mirë të qytetarëve.

“Rritja e VV ka ndikuar qe Nisma të zhduket, dhe AAK në rrugë të saj. Ndonëse fajet për këtë i atribuohen Albinit, në fakt e vërteta është ndryshe. Fajet i ka vet Ramushi dhe AAK, e cila kur e kishte pushtetin në duart e tyre nuk arritën të dëshmonin se janë për shtet, se punojnë për qytetarët, duke vënë në pah interesat e tyre përballë qytetarëve”, shprehet Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se AAK nuk pritet të fitojë në asnjë komunë në zgjedhjet e 17 tetorit.

“AAK dëshmoi se nuk ka në plan të parë qytetarët. Për këtë gjë edhe qytetarët iu hakmorën me 14 shkurt. Tani me 17 tetor AAK e pret një sfidë shumë e vështirë, me mundësi që mos të fitojë në asnjë komunë, e cila është e pritshme. Përjashto Deçanin dhe Junikun, AAK pritet mos të fitojë asnjë komunë, fakt të cilin s’po arrin ta kapërdijë dot Ramushi”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit