-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ramush Haradinaj: Në Uashington duhet të kërkohet njohja

Rekomandime

Haradinaj në RTV Dukagjini deklaroi se Kosova duhet të kërkojë njohje sepse ka ardhur koha, Shtëpia e Bardhë është vendi i duhur për këtë.“Kryeministri Hoti, t’i përdorë letrat e Presidentit Trump dhe të kërkojë njohje nga Serbia në Uashington”, deklaroi ai.

- Advertisement -

“Serbia mund të kërkojë tema që të shtyjë njohjen, prandaj në Shtëpinë e Bardhë duhet njohje, besoj se atje do të fokusohet në marrëveshjen për njohje”, tha Haradinaj.

Ende nuk është definuar rendi i ditës për takimin e Uashingtoni tha Haradinaj.Ai nuk beson se do diskutohet vetëm për tema ekonomike, sepse pa një preambulë po0litike nuk do diskutohet as për ato ekonomike, sipas tij njohja i bënë të zbatueshme marrëveshjet ekonomike.

“Tash duhet me kërku kreditin e heqjes së taksës dhe reciprocitetit”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Kryeministri duhet të tregojë se kemi bërë gjithçka për ta arritur njohjen, e vendi më i mirë nuk është Brukseli por Shtëpia e Bardhë, tregoi ai.Kryeministri sipas tij duhet ti bëjë presion Serbisë, por është proces jo i lehtë.“Ne kemi tema të pazgjidhura me Serbinë, për ti zgjidhur ato duhet njohja, sepse nuk e dijmë se sa do të zgjasin këto tema”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit