5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ramush Haradinaj: Rusia dhe Serbia kanë cofë në Kosovë o Baton!

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka mëshuar fort gazetarit Baton Haxhiu, në mbrëmjen e së enjtes.

- Advertisement -

Haradinaj, i cili ishte mbrëmë në Tiranë, e ka quajtur Haxhiun “mercenar” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ai nuk i punët mirë.

“Nuk jemi lopë e dele”, e ka paralajmëruar Haradinaj, Haxhiun.

Shefi i ekzekutivit kosovar e ka porositur gazetarin që të “mos mbajë ligjërata”.

- Advertisement -

“A je i vetëdijeshëm që në Kosovë janë duke të dëgjuar tash së paku 100 njerëz që t’i ke lobu për korrigjimin, për ndarjen e Kosovës”, e ka pyetur Haradinaj, Haxhiu.

“Ndarja është mbyllur, s’ka më rrezik prej saj”, ka thënë Haradinaj më pas.

- Advertisement -

Ndërkaq, gazetari Haxhiu insistonte që çështjen me Serbinë, Kosova duhet ta mbyllë sa më shpejt.

“Çështjet me Serbinë duhet të mbyllën, sepse sot është Rusia e fortë, nesër është e fortë dhe mund ta destabilizojë Kosovën sa herë të dojë”, ka thënë Haxhiu.

Ndaj kësaj deklaratë ka reaguar ashpër Haradinaj: “Ka cofë Rusia o Baton, ka cofë për besë. Ka cofë Serbia e Rusia, veç në mendjen e disave janë. Sa i përket Kosovës, kanë cofë, beso”, i është përgjigjur Haradinaj, Haxhiut.

Më herët, Haradinaj ka folur për përplasjen e tij me Ramën.

Haradinaj ka thënë se Rama me fanatizëm dhe me pasion është angazhuar për ndarjen e Kosovës.

Shefi në largim i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për padinë që Rama i ka bërë atij në Prishtinë.

Ai ka thënë se e konsideron padinë tallje dhe hajgare ndaj tij nga homologu shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit