1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ramush Haradinaj: U detyrova me i çu mesazh Albin Kurtit edhe me i thanë: a po rrin rehat?!

Rekomandime

Kryetari i partisë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se deputeti Sali Zyba ka qenë sekseri i Lëvizjes Vetëvendosje për vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.

- Advertisement -

Lideri i AAK-së thotë se ka pasur deputetë që i kanë treguar se VV-ja ia ka torturuar familjen, duke munduar t’i bind që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

“E vërteta flet ndryshe, ka ardh një deputet ka kërku takim, tha ma kanë torturu gjysmën e familjes, m’i ka bind, duke ju thanë kqyre qa po hupni, ajo tjetra e boni, ajo e meçme, ju cka po hupni. Ka pas presion edhe te deputetë tjerë të Aleancës. Ka pas shumë presion serioz të krijimit të një klime përrreth se duhet ta qitësh votën, se do t’i ki këto beneficione”, tha Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj ka thënë se është detyruar që t’i dërgojë mesazh Kurtit, duke i thënë: a po rrin rehat, mos e tepro.
“Pas këtyre gjërave që i bënte ai, jam detyruar që t’i dërgoj mesazh përmes njerëzve duke i thënë a po rrin rehat, mos e tepro”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Kujtojmë se AAK-ja, nuk mori pjesë në seancën për votim për zgjedhjen e presidentit. Por, depuetetja e kësaj partie, Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku u votua për presidentin e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit