5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Raporti i republikanëve amerikanë: Virusi doli nga laboratori kinez

Rekomandime

Republikanët janë të bindur se pandemia që pushtoi botën e ka origjinën në një strukturë kërkimore kineze. Raporti i publikuar prej tyre të hënën del në një konkluzion të tillë. Një përfundim që agjencitë e inteligjencës nuk e kanë konfirmuar.

Sipas raportit, ka “prova të shumta” që shkencëtarët e Institutit Ëuhan të Virologjisë – të ndihmuar nga ekspertë amerikanë dhe fonde të qeverisë kineze dhe amerikane – po punonin për të modifikuar koronaviruset për të infektuar njerëzit dhe një manipulim i tillë mund të jetë fshehur.

- Advertisement -

Konkluzionet e raportit u bënë të ditura nga Mike McCaul, përfaqësuesi më i lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kina e ka hedhur poshtë hipotezën e daljes nga laboratorit të një virusi të modifikuar gjenetikisht. Rastet e paratë Covid-19, që deri tani ka marrë jetën ë mbi 4.4 milionë njerëzve, u identifikuan në Kinë në fund të vitit 2019 dhe kjo gjeneroi menjëherë teorinë e “rrjedhjes” së virusit nga Instituti i Vuhanit. Kjo teori nuk është provuar asnjëherë.

Ne tani besojmë se është koha për të hedhur poshtë plotësisht tregun me lagështirë si burimi i virusit”, citohet raporti nga Reuters. “Ne gjithashtu besojmë se mbizotërimi i provave dëshmon se virusi ka rrjedhur nga laboratori dhe se kjo ka ndodhur para 12 shtatorit 2019.

- Advertisement -

Raporti citon atë që quhej informacion i ri dhe i nën-raportuar në lidhje me protokollet e sigurisë në laborator, duke përfshirë një kërkesë në korrik 2019 për një rishikim prej 1.5 milion dollarësh të një sistemi të trajtimit të mbetjeve të rrezikshme për objektin, i cili ishte më pak se dy vjeç.

Në prill, agjencia më e lartë e inteligjencës amerikane tha se ishte dakord me konsensusin shkencor se virusi nuk ishte i krijuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht.

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Joe Biden, në maj urdhëroi agjencitë e inteligjencës amerikane të përshpejtojnë kërkimin e tyre për origjinën e virusit dhe të raportojnë për të 90 ditë më pas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit