1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Raporti i Speciales: Krasniqi tentoi ta përdorë telefonin gjatë arrestimit, oficerët ia hoqën nga dora

Rekomandime

Gjykata Speciale ka publikuar raportin e arrestimit të ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

- Advertisement -

Krasniqi ishte arrestuar mëngjesin e 4 nëntorit në shtëpinë e tij.

Në raport, tregohet se derisa oficeri ia arrestimit po ia lexonte Krasniqit të drejtat e tij si i arrestuar, ai kishte kapur telefonin dhe po bënte diçka me të.

“Ndërsa oficeri i arrestimit po lexonte të drejtat e tij z. Krasniqit, një oficer i SPO-së vërejti se z. Krasniqi dukej se po bënte diçka me një telefon celular në dorë. Zyrtari i SPO-së e informoi z. Krasniqi se ai nuk duhet të përdorte telefoni i tij në atë kohë dhe (i veshur me doreza) ia hoqi”, thuhet në raportin e arrestimit.

- Advertisement -

Tutje në raport thuhet se Krasniqi iu ishte kujtuar se është nën arrest dhe nuk i lejohet përdorimi i telefonit.

Mirëpo, ish kryetari i Kuvendit ishte ankuar duke thënë se kjo nuk është mënyra e duhur për të ia marrë telefonin.

- Advertisement -

“Kjo nuk është mënyra e duhur për të ma marrë telefonin nga dora dhe për ta bërë këtë”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

Ai ishte siguruar nga oficeri i arrestimit se ankesa e tij për këtë çështje do të shënohet.

Krasniqi kishte refuzuar fillimisht të kishte avokat, gjatë kohës sa po kryhej bastisja, mirëpo familjarët kishin njoftuar oficerët se një avokat është duke ardhur në vend të ngjarjes.

Jakup Krasniqi ishte arrestuar mëngjesit e 4 nëntorit në shtëpinë e tij në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit