Rreth 15.300 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, në përditësimin e saj të fundit, shkruan BBC.
Ministria gjithashtu tha së humbjet tjera të ushtrisë ruse përfshijnë 509 tanke, 1556 mjete të tjera të luftës, 252 sisteme të artilerisë, 99 aeroplanë, 123 helikopterë e 80 lansues të raketave që nga fillimi i pushtimit me 24 shkurt.
Ndryshe nga autoritetet ukrainase, inteligjenca amerikane ka thënë se deri më tani prej 2000 deri 4000 ushtarë rusë janë vrarë, shifër që mbetet mjaft e ndryshme nga ato të publikuara nga qeveria e Ukrainës.