-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Raportohet se presidenti kinez Xi vuan nga një sëmundje e rëndë në tru, mund të përballet me grusht-shtet

Rekomandime

Raportohet se presidenti kinez, Xi Jingping, është duke vuajtur nga një aneurizëm vdekjeprurës në tru, teksa ai po përballet me mundësinë e një grusht shteti ndaj masave të ashpra kufizuese anti-Covid, shkruan The Sun.

Presidenti 68-vjeçar kinez raportohet se ai preferonte të trajtohej me barna tradicionale në vend të nënshtrimit të një operacioni pasi dërgimit në spital.

- Advertisement -

Sipas agjensisë së lajmeve ANI, Xi vuan nga “aunerizma cerebrale” që nga fundi i vitit 2021.

Thashethemet rreth gjendjes shëndetësore të Xi kanë qarkulluar për vite të tëra, me spekulimet e fundit që erdhën pas mungesë së pa shpjeguar në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Në mars të vitit 2019, gjatë vizitës në Itali dhe Francë, ai u pa të ecte me vështirësi dhe me nevojën për ndihmë për t’u ulur.

- Advertisement -

Gjithashtu gjatë adresimit të tij në tetor të vitit 2020- në valën e pandemisë- njohësit e kishin vën në pah të folurën e tij të ngadaltë dhe kollitjen.

Së fundmi, janë shtuar zërat për një grusht shtet ndaj Xi për shkak të masave kundër Covid-19.

- Advertisement -

Në vend të mësimit se si të jetohet me virusin, përgjigja e regjimit totalitar ndaj pandemisë ishte synimi që ketë zero raste me kufij të mbyllur, testime masive dhe karantinim.

Strategjia brutale e Kinës janë masat ektreme të vendosura në fshatra dhe qytete me raste të pakta të infektimeve, me mbylljen e ndërtesave të tëra qoftë edhe pas një rasti të vetëm. Gjithashtu ata që rezultojnë pozitiv, dërgohen në kampe të tmerrshme të karantinimit.

Ekspertët kanë pretenduar se Xi mund të rrëzohet në 18 muajt e ardhshëm nga rivalët e tij të frustruar me regjimin e vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit