1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Raportohet se Putin urdhëroi liderin çeçen të eleminojë presidentin Zelensky

Rekomandime

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov që të ekzekutojë presidentin ukrainas Vladymyr Zelensky.

Plani i ekzekutimit iu besua njerëzve të liderit çeçen, të njohur për egërsinë e tyre dhe të akuzuar për një seri të panumërta eleminimesh dhe torturash.

- Advertisement -

Sipas agjencisë ukrainase të lajmeve “Ukrinform” Kasapi i Groznit, siç njihet ndryshe Kadyrov është thirrur në Moskë për të marrë drejtpërdrejt nga Putini një plan të vërtetë, të hartuar për të eleminuar presidentin ukrainas gjatë takimit të tij ballë për ballë në Kremlin më 3 shkurt, përpara pushtimit të Ukrainës që filloi më 24 shkurt.

Ky plan u zbulua nga sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, duke folur në një radio, transmeton A2CNN.

Nëse pas verifikimeve në vazhdim nga agjencitë e inteligjencës ukrainase, historia do të konfirmohej, kjo do të hidhte dritë mbi synimet fillestare të kreut të Kremlinit, me synime që ndoshta shkonin shumë përtej pushtimit të provincave të Donbasit. Ndoshta do të zbulonin vullnetin e Putinit për të rrëzuar qeverinë në Kiev dhe për të vendosur një regjim të favorshëm për të.

- Advertisement -

“Ajo që mund të them me siguri është se Kadyrov nuk ka qenë kurrë këtu. Dhe të gjitha fotot se ai ishte në një zonë lufte janë absurde,” thotë Danilov. Por Zelensky është i pari që e di se ai është objektivi numër një i skuadrave të vdekjes që e kanë ndjekur për javë të tëra. Për këtë arsye, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ai jeton në një bunker sekret nën kompleksin presidencial në qendër të Kievit, duke dalë vetëm në mënyrë sporadike dhe i mbrojtur nga masa të jashtëzakonshme sigurie. Duke fjetur vetëm dy, tre orë në natë dhe larg gruas dhe dy fëmijëve, të fshehur në një vend shumë të fshehtë.

Nga ana tjetër, se ku është në të vërtetë Kadyrov dhe nga i hedh kërcënimet e tij të përsëritura, ne dimë shumë pak. Për disa ai do të kishte qenë disa herë në krye të trupave të tij në fushat e betejës në lindje, duke përfshirë në Mariupol. Por për të tjerët, në realitet, ai kurrë nuk do të linte Grozny-n dhe do të shkelte në Ukrainë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit