4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Raportuesi europian ja bën të qartë Serbisë: Kushti kyç për ju është Kosova

Rekomandime

Vladimir Bilcik ka zbuluar se draft raporti që ka përgatitur për Paralmentin Europian rreth Serbisë përmban shqetësime rreth sundimit të ligjit, lirisë së minoriteteve dhe lirisë së mediave.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se një prej kushteve kyçe për Serbinë në rrugëtimin europian është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Vladimir Bilcik, ka përshëndetur faktin se për Serbinë mbetet synim strategjik Bashkimi Europian, si dhe vazhdimi i bashkërendimit të rregulloreve sipas standardeve europiane.

Megjithatë, raportuesi Bilcik theksoi se ritmi i integrimit europian para së gjithash varet nga sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave themelore, por edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kushti kyç.

- Advertisement -

“Bëj thirrje që të ketë angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialogun në të cilin ndërmjetëson BE dhe e udhëheq përfaqësuesi special, me synim një dokument gjithëpërfshirës dhe obligator që do të jetë në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare, si dhe bëj thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri tani” theksoi raportuesi europian Bilcik.

Bilcik theksoi rëndësinë e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Serbi, posaçërisht faktin se procesi zgjedhor ishte efikas, por shtoi se është shqetësues fakti i dominimit të partive në pushtet, veçanërisht në media.

- Advertisement -

Ai e ftoi pushtetin që të zbatojnë rekomandimet që janë theksuar në raportin e OSBE’së para ciklit të ardhshëm zgjedhor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit