2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Raportuesja e PE-së për Kosovën: Shpresoj se SHBA-ja do të mbajë fjalën se nuk ka plan sekret për Kosovën

Rekomandime

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të Departamentit të Shtetit, ku thuhet se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka shkruar mbi të se shpreson që SHBA-ja të mbajë fjalën.

“Ne vetëm mund të shpresojmë se SHBA-ja, pas krijimit të rrëmujës në shtetin e Kosovës, do t’i mbetet besnik fjalës se nuk ka plan sekret dhe nuk ka shkëmbim territoresh”, ka shkruar eurodeputetja.

- Advertisement -

Të enjten mbrëma, përmes një deklarate të përbashkët të të dërguarit të posaçëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ata kanë shprehur besimin për një energji të re në procesin e dialogut, e cila do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

Deklarata është lëshuar në formë njoftimi për shtyp nga Departamenti amerikan i Shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit