1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rashiq i kundërpërgjigjet Vuçiqit pasi e quajti “diller droge”

Rekomandime

Gjatë qëndrimit të tij në Abu Dabi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, hodhi sërish akuza dhe ofendime ndaj Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ku mes tjerash e quajti edhe “diller droge”.

- Advertisement -

Ministri Nenad Rashiq pati një kundërpërgjigje për Vuçiqin.

“Je në adresën e gabuar nëse po kërkon mall”, tha ai në një prononcim për median serbe “Nova.rs”.

“Zoti Vuçiq, nëse jeni i interesuar për mall, më vjen keq, por më duhet t’ju them se jeni në adresë të gabuar, sepse unë nuk di gjë për këtë, por besoj se ju keni kanalet e juaja të informacionit.

- Advertisement -

Gjithashtu, pasi po flasim për këtë, nëse dini për ndonjë ‘dërgesë’ e cila pritet të ndodh, dhe besoj se mund ta dini, të lutem më trego. Besoj se suksesshëm mund ta parandalojmë një iniciativë të tillë kriminale”, ka thënë Nenad Rashiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit