1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Rasti ka ndodhur aksidentalisht” – Policia jep detaje rreth vdekjes së policit 44-vjeç në poligon

Rekomandime

Polici që vdiq në poligonin e qitjes me armë B.T., 44-vjeçar, kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikimi), tha policia.

- Advertisement -

Sipas informatave të para rasti ka ndodhur aksidentalisht, teksa hetimet po vazhdojnë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikimi).

- Advertisement -

Polici i plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e policit B.T.,44 vjeçar, punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.

Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit