0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Reagime pas publikimit të këngës së Shkurte Fejzës: Përmban gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave

Rekomandime

Tash e disa javë këngëtarja e mirënjohur e këngëve popullore Shkurte fejza dhe vajza e saj Gresa Behluli kanë publikuar një këngë me titullin “Nuse, mësuse”.

Si duket kënga nuk është pritur mjaftë mirë.

- Advertisement -

Organizata “Qendra Kosovare për studime gjinore” ka replikuar kundrejtë kësaj kënge duke thënë se kjo ajo përmbanë gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse mësuese”, këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si: “Fjala prishë e fjala ndreqë Zgjedhi nuse ma mire fjalët Në daç punët mos me i pasë keq Zgjedhi nuse fjalët me mjaltë” “Me folë butë e me duru Nana ty nuse t’ka mësu Vjehrren me e respektu Ti nderon prindërit e tu” Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme. Andaj, ju ftojmë që të klikoni në vegzën e videos dhe ta raportoni duke klikluar butonin “Report” dhe duke e zgjedhur opsionin “Hateful or abusive content””, shkruhet në reagim.

- Advertisement -

Teksti i plotë:

Ah moj nuse sikur msuse

- Advertisement -

N’shpi t’burrit mban ligjërata

S’po t’pëlqejnë ty punt e vjehrrës

S’po t’pëlqejnë çka thonë kunatat

Mori nuse vezulluse

Ma e reja je n’ket shpi

Dikush tjetër ma i vjetër

Pun’t ma mirë se ti i di

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

N’daq pun’t mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ah moj nuse lumja nuse

Bijat për ty e shqyen defin

Me gëzim të madh ty të kanë pritur

Prandaj ti mos jau prish qejfin

Me fol but e me dëgju

Nana ty nuse t’ka mësu

Vjehrrën me e respektu

Ti nderon prindërit e tu

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

N’daç punt mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mir fjalt

N’daç punët mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit