1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagimi i ashpër i deputetit të LDK – së ndaj Qeverisë Hoti

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj Qeverisë Hoti, e cila nuk i hapi shkollat, pas hapjeve që u bën në Kosovë të kafiterive dhe shumë bizneseve të tejra, si dhe pas hapjes së xhamive.

Ai thotë se tash do të hapen edhe sallonet e dasmave, por pyet se pse nuk u hapët shkollat?

- Advertisement -

Ai thotë se as autoshkollat nuk po lejohen të punojnë, duke shtuar se në Kosovë, shkolla nuk është kriter për të arritur majat e suksesit, duke iu referuar indirekt zëvendësministrit të Arsimit që dje u bë në Kosovë ende pa e kryer fakultetin.

Megjithatë, Avdyli shton se, dikujt po i konvenon që në Kosovë të prodhohen njerëz sa më pak të dijshëm për t’i sunduar pastaj.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Rastet e reja dhe vdekjet nga.Covid në rritje.

Por hapja vazhdon! Hapen kafeteritë, hapen xhamitë, hapen aeroportet.

- Advertisement -

Do hapen e sallonet e dasmave.

Mir shumë!.

Po me shkollën çpatët.

Nuk u hapën dot.

U hapên 1 javë klasa e 9 dhe 12 e u mbyllên sikur të ishin vatra të infeksionit .

Testet e maturës etj u shtynë për muajin Gusht.

Se sa alergjik jemi për fjalën shkollë aq sa as autoshkollat spo lejohen të punojnë.

Po mirë se ashtu në Kosovë shkolla nuk është kriter për të arritur majat e suksesit.

Dikujt si duket po i nevojitet që ky vend të prodhoj njerz sa më pak të padijshëm për ti sunduar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit