2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Reagimi i BE-së, zbardhet skenari: Kjo është përpjekja e fundit e PDK-së

Rekomandime

“Procesi i zgjedhjes dhe emërimit të Noterëve nga qeveria në largim, konkretisht nga ministri i drejtësisë në largim Abelard Tahiri, për të vazhduar me këtë proces për të cilin ka pasur kritika që në fillim dhe tani edhe nga BE-ja, është përpjekja e fundit e tyre për të vendosur njerëzit e tyre në sistemin e drejtësisë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Hapja e konkursit për noterët e rinj në tërë territorin e Kosovës nga Ministri në largimi drejtësisë, Abelard Tahiri, po kundërshtohet edhe nga Bashkimi Evropian, pasi sipas tyre qeveria në largim nuk ka të drejtë të emërojë noterë të rinj.

- Advertisement -

“Bashkimi Evropian dha një deklaratë duke paralajmëruar për emërimet e nxituara të noterëve sot, e ndjekur nga deklarata e Ministrit të Drejtësisë në Kosovë, duke thënë se procesi do të shkojë përpara gjithsesi. Unë rekomandoj që duhet të merren seriozisht shqetësimet e shprehura: Njerëzit këtu nuk shërbehen nëse aktet noteriale nuk njihen jashtë vendit”, thuhet në reagimin e ambasadorit gjerman, Christian Heldt.

Por a është ky proces i emërimit të noterëve edhe një konntrabandim i radhës për të zgjedhur njerëzit e deleguar të pushtetarëve? Lidhur me këtë, për “Kosova Sot Oniline” ka folur analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri, sipas të cilit procesi për emërimin e noterëve të rinj ka pasur kritika nga ndërkombëtarët që nga fillimi.

Nexhat Haziri

“Procesi i zgjedhjes dhe emërimit të Noterëve nga qeveria në largim, konkretisht nga ministri i drejtësisë në largim Abelard Tahiri, për të vazhduar me këtë proces për të cilin ka pasur kritika që në fillim dhe tani edhe nga BE-ja, është përpjekja e fundit e tyre për të vendosur njerëzit e tyre në sistemin e drejtësisë, që më pas të mund të ndikonin në këtë sferë por edhe të vazhdojnë të mbajnë të kontrolluar sistemin e drejtësisë nga i cili më së shumti frikësohen për shkak të veprave inkriminuese në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të lartë të PDK-së”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, ky proces qysh nga fillimi ka qenë jo transparent dhe me qëllim të punësimit të militantëve partiak.

“Përzgjedhja dhe emërimi i noterëve që nga fillimi ishte një proces jo transparent, i politizuar që kishte për qëllim punësimin e militantëve partiak, familjarëve të zyrtarëve të PDK-së, por edhe me qëllim të kontrabandimit të votave përmes këtij procesi për zgjedhjet e 6 tetorit, pa marrë parasysh dëmtimin e këtij procesi dhe në përgjithësi dëmet që po i shkaktonin sistemit të drejtësisë që edhe ashtu i deformuar dhe i kapur nga PDK-ja”, shtoi Haziri.

- Advertisement -

Tutje, ai ka komentuar edhe deklaratën e Bashkimit Evropian, i cili është kundër emërimit të noterëve nga qeveria në largim.

“Deklarata e BE-së lidhur me këtë proces, është një deklaratë inkurajuese që i hap rrugë legjitime dhe ligjore qeverisë së re që ta anuloj plotësisht këtë proces, e që do të duhej të rifilloj që nga e para për ti dhënë vendit një proces transparent, legjitim dhe konform ligjit dhe profesionalizmit në përzgjedhjen dhe emërimin e noterëve e që po ashtu janë një hallke shumë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit