Ripërpunimi i këngës së vjetër për fëmijë “Qingji i vogël” , nga Pëllumb Hajdari rezultoi shumë i suksesshëm. Ai arriti atë që, emra të njohur të estradës ende nuk e kanë bërë.
“Qingji i vogël” u popullarizua aq shumë, ku deri më tani ka marrë 227 milionë e 645 mijë e 747 klikime në Youtube.
Por jo vetëm kaq kënga po dëgjohet edhe jashtë kufijve shqiptarë, shkruan portali rtv21.tv Së fundmi atë e kanë dëgjuar edhe fëmijët japonezë të cilët kanë treguar përshtypjet për këtë këngë.
Përveç interpretimit, ata u magjepsën edhe nga videoklipi i këngës ku paraqiteshin shumë dele. Ky reagim i tyre u komentua nga shumë në Youtube.