0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Reagimi më i mirë ndonjëherë”, australianët e shpallin Rita Orën “qytetare nderi” pas reagimit interesant kur provoi ushqimin e tyre tradicional

Rekomandime

Ajo është sensacioni i muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka shijuar pjesën e saj të mirë të delikatesave si një yll popi ndërkombëtar.

Dhe të premten mbrëma në premierën e “The Voice Australia”, Rita Ora, 30 vjeçe, dha mendimin e saj për ‘Vegemite’ (ushqim tradicional australian), shkruan DailyMail.

- Advertisement -

Gjatë daljes debutuese në karrigen e panelistes, këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” u befasua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqim.

“A është kjo një donut ‘Krispy Kreme’?”, pyeti artistja kryesuese e top-listave muzikore të Mbretërisë së Bashkuar.

- Advertisement -

Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda paketës me ushqim kishte disa copë Vegemite.

“Është pak më e shijshme. Kjo është një dhuratë mirëseardhjeje në Australi”, tha ai.

- Advertisement -

Rita me kënaqësi provoi ushqimin, dhe madje dukej se e shijoi atë.

“Është pak e thartë apo jo?”, tha artistja shqiptare pasi e provoi, ndërsa kolegët gjyqtarë Keith Urban dhe Jessica Mauboy shikuan dhe filluan të qeshin.

Guy pranoi se i pëlqente ta hante atë me djathë – para se Rita ta pyeste me shaka këngëtarin australian nëse ishte shtatzënë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit