1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon anëtari i Bordit për luftimin e COVID-19 që u dënua nga Policia për mosmbajtje të maskës

Rekomandime

Anëtari i Bordit për luftimin e koronavirusit në Kosovë, Besim Kodra e ka cilësuar arbitraritet shtetëror dënimin nga Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Kodra thotë se në momentin kur u dënua ishte i vetëm në veturë, teksa shton se për dënimet arbitrare do vendosë gjykata.

“Kundërvajtje është kur dikush e rrezikon një objekt të mbrojtur juridik … ( në këtë rast njeriun). Cilin njeri e kam rrezikuar unë, i vetëm në veturën time private, në periferi të qytetit ?! … plus asaj i tregova që kam qenë i infektuar e i shëruar”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Ky anëtari i Bordit jam unë!

Më ndalë polici, në periferi të qytetit, vetëm në veturë edhe ma shkruan denimin për Kundërvajtje!

- Advertisement -

Kundërvajtje është kur dikush e rrezikon një objekt të mbrojtur juridik … ( në këtë rast njeriun). Cilin njeri e kam rrezikuar unë, i vetëm në veturen time private, në periferi të qytetit ?! … plus asaj i tregova që kam qenë i infektuar e i sheruar …

Ky është arbitraritet i shtetit ndaj qytetarëve, asgjë më shumë!

Ju miqt e mi, vazhdoni!?

#mbanimaskë
#mbanidistancë
#RespektoniRregullat ?

Kjo ju siguron të jeni të mbrojtur nga COVID-19. Për dënimet arbitrare vendosë gjykata. ⚖️

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit