-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Reagon BE: Kosova ta rikonsiderojë vendimin për vizitë të Petkovicit

Rekomandime

Zëdhënësi i Bashkimi Europian (BE), për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka thënë se vizitat zyrtare duhet të realizohen ashtu siç janë marrë vesh Kosova dhe Serbia.

Petar Petkovic, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” në qeverinë serbe është kthyer mbrapsht dje në pikën kufitare në Jarinjë dhe s’është lejuar të futet në Kosovë.

- Advertisement -

Stano ka deklaruar se të gjitha vizitat zyrtare duhet të lejohen të ndodhin nga të dyja shtetet.

“Ne kemi marrë parasysh zhvillimet e fundit në lidhje me vizitat zyrtare. Duam të theksojmë edhe një herë se presim që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e mëparshme, përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare. Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që përmirëson procesin e normalizimit ose të kontribuojë në punën e përgjithshme në kontekstin e dialogut të mbështetur nga BE. Ne presim që palët t’i respektojnë këto udhëzime”, tha Stano për portalin kosovoonline.

Stano ka thënë që Kosova duhet ta rikonsiderojë vendimin për ndalimin e Petkoviqit.

- Advertisement -

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta rikonsiderojë vendimin e saj në lidhje me vizitën”, ka shtuar Stano.

Ndërkaq dje Petkovic është kthyer mbrapsht nga autoritetet kosovare, ndërsa ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot është lejuar që të shkojë për vizitë në Luginën e Preshevës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit