1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Reagon deputetja Grainca: Ka shumë sulme dhe shpifje ndaj meje në rrjete sociale

Rekomandime

Deputetja e Kuvendit të Kosovës e cila tashmë ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Adelina Grainca, ka reaguar ndaj disa profileve të rrejshme të cilat janë duke u hapur në emër të saj.

- Advertisement -

Grainca përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ka qenë cak i sulmeve dhe shpifjeve përmes rrjeteve social, të cilat siç tha ajo janë hapur në emër të saj.

“Të dashur qytetarë, këto ditë kam qenë cak i shumë sulmeve, sa përmes shpifjeve aq edhe përmes rrjeteve sociale me ç ‘rast kanë hapur shumë faqe e profile në emrin tim. Përmes këtij statusi dua t’ju informoj se kjo është faqja ime e vetme zyrtare dhe vetëm nga këtu ju bëj thirrje të informoheni mbi qëndrimet e shkrimet e mia. Duke ju falënderuar për mbështetjen ju ftoj ta bëni ‘LIKE’ faqen time”, ka shkruar Grainca.

Ndryshe, disa minuta më herët ishte hapur një faqe në Facebook në emër të saj, ku thuhej se mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë dhe se po të kthehej mbrapa do të votonte sërish pa hezitim.

- Advertisement -

Pas kësaj, reagoi Grainca duke thënë se ajo faqe është ‘fake’ dhe e vetmja faqe zyrtare e saj është kjo si më poshtë:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=112030487656496&id=112025320990346

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit