1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Reagon edhe Dushi i LDK’së: Mos prisni që unë të bëhem mercenar i Albin Kurtit

Rekomandime

Deputeti i LDK’së, Florian Dushi, ka thënë se ai nuk është kundër koalicionit me VV’në por gjithsesi ka shtuar se nuk duhet të pajtohen me kushtet e diktuara nga kjo e para.

“Qëndrimi im rreth koalicionit eventual LDK me VV është publik. Koalicioni me VV duhet të ndodhë, mendoj unë, por asnjëherë nën kushtet e diktuara njëanshëm nga partia e Albin Kurtit”, ka thënë Dushi.

“Dje, sot, dhe nesër, në organet e partisë, por edhe publikisht, angazhohem që Kosovës dhe qytetarëve tonë t’iu ofrojmë një qeveri dhe qeverisje ndryshe, duke pasur kujdes të vecante që partneriteti në mes të këtyre dy partive të jetë i sinqertë dhe i mirëfilltë, e përfaqësimi i LDK’së në institucione i dinjitetshëm”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

“Prandaj, askush, asnjëherë, as ata jashtë, as kolegët e mi të kryesisë, le të mos presin nga unë, Florian Dushi, brenda partisë sime, organeve të saj, do të luaj rolin e mercenarit të ndonjë partie tjetër, e as partisë të Kurtit”

Dushi këtë reagim e ka bërë ndaj një shkrimi të Gazetës Express që raportoi me burime për atë që ndodhi brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit