Pas rastit të shumë përfolur mes trajnerit të Llapit, Tahir Batatina dhe gazetares së sportit, Qëndresa Krelani, ka reaguar edhe moderatori i emisionit, ‘Sporti Total në KTV’, Florim Maliqaj.
Në bisedë e sipër, trajneri Batatina kishte fyer dhe ofenduar me gjuhë seksiste gazetaren Krelan: “Ti në gazetari mundesh me palu gazeta, ose me pastru diçka, por me analizu futbollin në këtë mënyrë jo…. niveli yt nuk është i një gazetareje, duke filluar prej dukjes…”, kishte thënë Batatina.
Pas kësaj gazetari, Maliqaj thotë se ai vet është dashur të reagoi më ashpër, por thotë se kjo do të jetë mësim për të në të ardhmen dhe se e mbështet fuqishëm gazetaren, Krelani.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe AGK, ku dënon ashpër gjuhën fyese dhe ofenduese të trajnerit, Batatina drejtuar gazetarës së RTK-së, Qëndresa Krelani. /