-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Reagon Genc Prelvukaj: Vjosa Osmani ka të drejtë ta mbajë flamurin e Rugovës kudo privatisht, por assesi në Presidencë

Rekomandime

Artisti kosovar, Genc Prelvukaj, ka reaguar ndaj një fotografie të presidentes Vjosa Osmani, në të cilën shihet flamuri Dardan gjatë një takimi që shefja e shtetit ka pasur me ambasadorin amerikan në Presidencë. Ai ka thënë se presidentja mund ta mbajë flamurin kudo privatisht por assesi në Presidencë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Me anë të një shkrimi në Facebook, Prelvukaj ka thënë se i pëlqen dizajni i flamurit Dardan, megjithatë thotë se meqenëse nuk është as flamur shtetëror e as etnik, përfaqëson vetëm bindje të ngushtë politike dhe si i tillë është gabim të mbahet në institucionin e presidencës.

“Vjosa Osmani ka të drejtë ta mbajë kudo privatisht por assesi në Presidence, e cila duhet të jetë adresë unifikuese popullore. Nëse ke vendosur që përkrah flamurit zyrtar të jetë edhe një tjetër atëherë duhet të jetë flamuri kuq e zi, që është pikë e përbashkët e shqiptarëve kudo që ndodhen. Një flamur që ka kuptim dhe rëndësi në botëkuptimin etnik”, ka shkruar ai.

Tutje Prelvukaj ka thënë se presidentja i ka marrë votat në kuadër të një subjekti politik që lëre që nuk e njeh flamurin e Rugovës por ka shumë rezervë edhe ndaj atij shtetëror.

- Advertisement -

Kujtojmë që më herët Genc Prelvukaj ka shërbyer edhe si këshilltar politik në Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Bujqësisë.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

- Advertisement -

https://www.facebook.com/genc.prelvukaj.3/posts/1022188089350550

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit