-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Reagon Gjon Muharremaj: “Ja përse bëra shqiponjën”

Rekomandime

Bërja e shqiponjës dykrenare nga Gjon Muharremaj, pas marrjes së vlerësimit maksimal nga Shqipëria për këngën e tij në Eurovizion, kishte shkaktuar reagime negative nga Serbia.

- Advertisement -

Sipas mediave të atjeshme, ky gjest ishte provokim i qartë që, madje, duhej të çonte në diskualifikim të këngëtarit shqiptar që përfaqësonte Zvicrën, shkruan albinfo.ch.

“Unë nuk e kuptoj shqetësimin”, është shprehur Gjon’s Tears në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”.

“Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simboli i Shqipërisë”.

- Advertisement -

Dhe këngëtari ka vazhduar tutje: “Ata gjithmonë kanë qëndruar pas meje. (…) Gjithmonë kanë qenë krenarë për mua. Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit”.

Babai i Gjonit është nga Kosova ndërsa nëna e tij nga Shqipëria, dhe kjo ka bërë që ai të gëzojë simpati të madhe në shtetet përkatëse.

- Advertisement -

Në vlerësimin e jurisë, Gjon`s Tears ka marrë vlerësimin maksimal nga tetë vende pjesëmarrëse me “dymbëdhjetë pikë”. Ndërkaq vetëm një herë këtë vlerësim ja ka dhënë edhe publiku, transmeton albinfo.ch. Dhe, ka qenë publiku nga Shqipëria që ka bërë këtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit