1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon Haki Abazi pas thirrjes për “betonim” që i bëri Gani Koci

Rekomandime

Anëtari i PDK-së, dhe ish-zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Gani Koci përmes një postimi në Facebook, ka linçuar Haki Abazi, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Jusuf Buxhovin dhe shumë figura të tjera publike në Kosovë.

Pas thirrjes së tij që të “betonohen” këta persona, kanë filluar reagimet e shumta ndaj tij.

- Advertisement -

Madje, aq shumë pati reagime kundër Kocit, sa që bëri që ai të zmbrapset nga fjalët e veta.

Ai nuk pati fuqi të ballafaqohet me shumë komentues ku e fshiu pastaj shkrimin e publikuar në mëngjesin e sotëm.

“Ka ardhë koha, jo me i dezinfeku, por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, ka shkruar Koci.

- Advertisement -

Reagim në Facebook, bëri edhe Haki Abazi ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti.

“A ka prokurori në këtë vend?”, shkruan Abazi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit