2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Reagon MPJ, pas lajmit se Sierra Leone ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovën

Rekomandime

Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Këtë e ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic për agjencinë e lajmeve Tanjug, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në këtë shtet.

Lidhur me këtë Klan Kosova, ka kontaktuar me zyrtarë të lartë të MPJ-së të cilët kanë deklaruar se ende nuk kanë pranuar informacion zyrtar.

- Advertisement -

Ndryshe, Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, sot ka prezantuar notën verbale të çnjohjes përmes një konference për media, ku thoshte se tashmë 96 vende në OKB nuk do të votojnë më për Kosovën.

“Me një kënaqësi të veçantë mund t’ua tregoj notën e ministrisë së Jashtme, në të cilën theksohet se Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe se do t’i respektojë rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e BE’së dhe OKB’së”, ka thënë Dacic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit