1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon Pacolli, tregon në detaje pse ishin me deputetin Abrashi në Stamboll

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka reaguar pas raportimeve nga mediat, për vizitën e saj dhe deputetit Artan Abrashi në Stamboll.

- Advertisement -

Ajo ka kritikuar mediat, që sipas saj, nuk u morën me pjesëmarrjen e tyre në panelin ndërkombëtar për Kosovën në Turqi, por me fotografinë e tyre në “Gezi Cafè” në Stamboll, përcjell Bota sot.

Pacolli ka bërë të ditur ajo dhe Abrashi shkuan në Stamboll pasi fluturimin për Prishtinë e kishin pas 11 orëve. Ajo poashtu ka treguar se bileta u kushtoi rreh 2.5 euro, ndërsa shpenzimet për ushqim më pak se 10 euro.

Reagimi i Pacollit në Facebook:

- Advertisement -

Sa prej portaleve raportuan për pjesëmarrjen time dhe të deputetit Abrashi në panelin ndërkombëtar për Kosovën për të diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale mes Turqisë dhe Kosovës dhe nivelin e thellimit te bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në pushtetin qendror dhe atë lokal?

A u interesua ndonjëri nga portalet se çfarë folëm e si e prezantuam Kosovën atje?

- Advertisement -

Përgjigjet për këto pyetje i gjeni shumë lehtë mjafton të kërkoni në faqet e disa prej portaleve tona.

Konferenca ndërkombëtare për Kosovën nuk ishte e rëndësishme për disa portale, më e rëndësishme ishte një fotografi e jona në Gezi Cafè në Stamboll.

Të nderuara portale ne nuk ishim për vikend në Stamboll, ishim në Adana për konferencën ndërkombëtare. Siç mund ta verifikoni nuk ka kthim direkt Adana – Prishtinë por ka Adana-Stamboll-Prishtinë. Ne shkuam në Stamboll sepse fluturimin për Prishtinë e kishim pas 11 orëve. Pra, ne në vend se të pritnim 11 orë në airport ne vendosëm të pritnim në qytetin e Stambollit. Blemë nga një biletë me HavaBus e cila na kushtoi 24 lira diku 2.5 euro dhe shkuam në Stamboll ku morëm nga një çaj dhe nga një doner që na kushtuan më pak se 10 euro. Kaq ishte

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit