-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Reagon Vjosa Osmani: Thaçi nuk mund të flas në emrin tim e as të qytetarëve!

Rekomandime

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në “faceboo”, ka thënë se presidenti Thaçi sot tentoi të flasë në emër të 91 deputetëve.

- Advertisement -

Sipas Osmanit Thaçi nuk mund të flasë në emrin e saj, as në emër të qytetarëve, siç thotë ajo, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.

Shkrimi i plotë:

Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë e sovranitetit të vendit.

- Advertisement -

Sot, 7 vite pas, po i njëjti njëjti, tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.

#JoNëEmrinTim

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit