1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon Vlora Çitaku: Po kthehem në shtëpi

Rekomandime

Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi që ta lirojë nga pozita e ambasadores së Kosovës bë Uashington.

- Advertisement -

Çitaku e cila në dokumentin e siguruar nga Reporteri, dëshmohet se vetë ka kërkuar nga presidenti Thaçi që ta lirojë nga pozita e ambasadores, ka thënë se ka qenë nderi i jetës së saj që përgjatë pesë viteve të shërbejë në këtë post.

Ajo ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës, për besimin e dhënë.

“Pas mbi pesë vjet në Uashington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi.

- Advertisement -

Përfaqësimi i #Kosovës në # Shtetet e Bashkuara ka qenë nderi i jetës time.

Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Çitaku.

- Advertisement -


Çitaku do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington deri në emërimin e ambasadorit të ri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit