Në të njëjtën situatë si në një film horror, Niall Day u befasua kur miqtë e tij i komentuan në foton që kishte vendosur në Facebook se prapa tij ishte një fantazmë.
Imazhi i çuditshëm, i marrë në shtëpinë e tij në Preston, Lancashire, Angli, tregon Niall në plan të parë teksa ka realizuar një foto para pasqyrës.
Gjithçka ishte mirë, derisa disa orë më vonë miqtë e tij treguan se kishte diçka të çuditshme në imazh, pas tij ishte një figurë që dukej të ishte një person.
Për Mirror 17-vjeçari tha:
“Po bëja disa foto që ta ndryshoja profilin tim në Facebook dhe e ngarkova foton pa e vrenjtur shumë, ishte shoku im ai që e zbuloi imazhin mbrapa meje.
Unë s’kam parë asgjë.”
Niall tregoi që pas postimit të fotos në internet, ishte një mik i tij që i kishte bërë mesazh duke i thënë:
“ka një fantazmë në këtë foto, nuk po e kuptoj dot, por ai duket si një plak”.
Ndërsa i riu tha për median angleze se prindërit e tij kanë arritur të shohin gjëra “paranormale në këtë shtëpi.
Nëna e Niall, Charlotte, 40 vjeçe, tha:
“Ka diçka në këtë shtëpi, po shikoja foton dhe e vura re edhe unë, pashë pamjen dhe isha pa fjalë.”
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ndarë komentet e tyre në lidhje me këtë rast, ndërkohë që një grup pohon se aty është prania e diçkaje paranormale, të tjerë thonë të qetë se thjesht fotoja është në lëvizje.
Gjyqtari jeni vetë ju pasi të shihni imazhin.