4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Refuzoi të qëllojë me tank civilët, ukrainasit e “shpërblejnë” ushtarin rus

Rekomandime

Edhe aty ku mendohet se e gjitha është “gri”, ka shenja të ndjenjave njerëzore.

E kemi fjalën për luftën në Ukrainë dhe një episodi që ka ndodhur atje.

- Advertisement -

Mediat ukrainase shkruajnë se një ushtar rus, ka refuzuar të qëllojë ndaj civilëve dhe ia ka dorëzuar tankun e tij ushtrisë kundërshtare. Një zyrtar vendas, thotë se ushtari në fund të luftës do të marrë 10 mijë dollarë shpërblim dhe një mundësi për të aplikuar për shtetësi.

Kujtojmë se ditëve të fundit, rusët, nuk kanë kursyer civilët. Ata kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj qytetarëve, në mënyrë për të rritur tensionin dhe frikën në mesin e ukrainasve.

Këto akte janë dënuar ashpër nga vetë zyrtarët në Ukrainë, por edhe atë perëndimorë, që kanë akuzuar Moskën për gjenocid.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit