2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Reja e Ramë Bujes së PDK-së punësohet në ministri

Rekomandime

Riga Buja, reja e Ramë Bujës, anëtarit të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Në njoftimin për kandidatin e suksesshëm, të bërë publik në ueb faqen e ministrisë, Riga Buja, është punësuar në pozitën “Zyrtar i lartë ekzekutiv”.Ajo ka marr 83.05 për qind të pikëve ndërsa njoftimi është bërë publik më 4 shkurt të këtij viti.Lajmin e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj, Galdim Buja.

“Po, ka dalur konkursi, ka konkurruar dhe është pranuar. Nuk e ka ditë askush, edhe unë vonë e kam marr vesh, ka dashtë me konkuru pa i dhanë kerkujtë hiç, edhe qe, dashti fati edhe u kanë e përgatitur edhe u pranu”, ka thënë Buja për KALLXO.com.

Ndërsa, anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Ramë Buja, ka thënë se ai nuk ka ndikuar që reja e tij të punësohet në MPB.“Faleminderit për lajmin po unë për herë të parë po dëgjoj. Ata jetojnë në banesë tjetër tash po e marr vesh, nuk e kam idenë për këtë punë. Unë tash jam profesor, unë nuk jam lodhë kur kam qenë në poste tjera e lërë tash, pra nuk kam intervenuar”, ka thënë Ramë Buja.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit