5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rekord shërimesh në Danimarkë, nga 12 mijë të prekur, 11,282 të shëruar

Rekomandime

Nga 12.391 raste të prekura sa ishin në total, 11.282 persona janë shëruar plotësisht në Danimarkë

- Advertisement -

Tashmë dihet se Danimarka ka qenë nga shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer thuajse komplet normalitetit në të gjitha fushat.

Qeveria daneze ka thënë se shteti ka reaguar shpejt ndaj situatës dhe, për këtë arsye, e keqja e madhe është parandaluar.

“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Danimarkës.

- Advertisement -

Në Danimarkë deri më tani është bërë testimi i 876,344 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.

Informacionet e fundit nga autoritetet daneze tregojnë se ky shtet po tregon rekord shërimesh në raport me të prekurit, e po ashtu rekord të numrit të testeve në raport me infektimet e pakta që ka ky vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit