1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rektori i ri premton se nuk do të lejojë ndërhyrje politike në UP

Rekomandime

Rektori i sapo zgjedhur i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, ka shpalosur prioritetet e tij për katër vitet e ardhshme, në këtë pozitë.

- Advertisement -

“Sfidat në UP janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga hapësira e pamjaftueshme për procesin mësimor, infrastruktura ende jo e kompletuar, mungesa e cilësisë së studimeve që lë për t’u dëshiruar dhe çështja e kërkimeve shkencore”.

Sahiti ka theksuar se nuk do të lejojë të ketë ndërhyrje politike brenda Universitetit të Prishtinës.

“Politika nuk do të ketë mundësi të interferojë, pasi zgjedhja që është bërë sot është zgjedhje e vullnetit të Këshillit Drejtues. Kjo natyrisht më ofron komoditetin që të punoj bazuar në parimet e UP-së, në konsultim me senatin dhe dekanët – strukturat legjitime që janë brenda”, ka thënë rektori për Klan Kosova.

- Advertisement -

Naser Sahiti është zgjedhur sot rektor i Universitetit të Prishtinë me 7 vota pro nga 9 sa gjithsej ka Këshilli Drejtues. Ai do të jetë krye të Universitetit për katër vitet e ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit