4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

REL në gjuhën serbe: BE ia ka ndaluar Kosovës të marr pjesë me flamurin e saj në Samitin e Zagrebit

Rekomandime

Shtetet pjesëmarrëse në Samitin e Zagrebit që do të mbahet nesër më 6 maj do të paraqiten pa kurrfarë simbole shtetërore.

- Advertisement -

Një vendim i tillë është marrë për shkak të pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në këtë Samit.Të gjithë liderët shtetëror që do të marrin pjesë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, në këtë samit që do të realizohet përmes një video-konference, do të paraqiten vetëm me emër dhe mbiemër pa funksion dhe pa emrin e shtetit shkruan REL në gjuhën serbe.

Kjo është konfirmuar nga zyrtarët evropianë të përfshirë në organizimin e samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të zhvillohet nesër, 6 maj, në kryeqytetin kroat.

Sipas burimeve të REL në Bruksel një vendim i tillë është parë i nevojshëm për t’u siguruar që do të marrin pjesë të gjithë ata që janë ftuar dhe për të respektuar qëndrimin neutral të BE’së për statusin e Kosovës.

- Advertisement -

Një vendim i tillë për të mos shfaqur kurrfarë simboli kombëtar apo shtetëror vjen pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së Spanjes në Samit, shtet i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në takime të nivelit të lartë.Siç ka thënë për REL një zyrtar i lartë i BE’së për t’u mbajtur Samiti duhet të respektohen rregullat e caktuara për shkak të ndjeshmërisë së sitautës.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë marrë konfirmimin e të gjithë pjesëmarrësve të rajonit se në paraqitjen në video-konferencë do të përdorin një sfond të njëtrajtshëm pas simbole të cilat do të vështirësonin konferencën.Siç shkruan REL, Spanja në këtë Samit do të marrë pjesë meqë zhvillohet përmes një video-konference dhe meqë s’do të ketë as duarshtrëngime e as foto familjare.Republika e Kosovës nesër në Samit do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit