Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi të bërë në Facebook ka njoftuar edhe një qytetar i kësaj komune ka vdekur nga COVID-19.
Ky është postimi I plotë:
Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostifikuar me #COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus. Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje.
Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Ngushëllime të sinqerta familjes!