Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni përveç një karriere të suksesshme shpesh herë është komentuar edhe për jetën private.
Muaj më parë Don Xhoni konfirmoi lidhjen me modelen ruse, Ariana Lirey me të cilën kishte filluar ngacmimet e para përmes rrjeteve sociale.
Dyshja udhëtuan së bashku në Dubai dhe nga atje publikuan fotografinë e parë së bashku, madje përkushtimi i modeles ndaj reperi shqiptar ishte aq i madh sa ajo ia dedikoi një tatuazh në trup.
Por, me sa duket çifti i kanë darë rrugët, kështu kanë lënë të kuptohen të dy ata përmes rrjeteve sociale.
Gjatë ditës së djeshme, ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin.
“ Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, ka shkruar në postimin e parë të cilin e ka bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer.
“Përkushtimi që unë ta dhashë ty nuk krahasohet as me qentë më besnik. Tani mund të jesh krenarë për veten tënde”, ka shtuar ajo më tej.