1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reporteri kosovar i Iuftës flet për Ukrainën: Rusia po vepron si në Çeçeni

Rekomandime

Reporteri i Iuftës Sylejman Kllokoqi ka folur për Iuftën në Ukrainë. Thotë se strategjia e Rusisë është sulmi nga larg dhe shkatërrimi i gjithçka përfshirë vr.asjen e civilëve.

- Advertisement -

Kllokoqi komentet i bëri n’Fokus në T7.

“Është e njohur Iufta që e bën Rusia dhe sllavët. Po të shikohet Iufta në Ukrainë është një luftë që po bëhet me civilë se aty më së shumti po vdesin civilë. I keni parë ndërtesat e shkatërruara prandaj këtu trillim nuk ka”, thotë Kllokoqi.

“Iuftën kur e ka bo Rusia me Çeçeninë. E kemi situatën si në Grozny ku ka qenë vetëm një ndërtesë në këmbë. Se rusët e kanë taktikën gjuaj prej së largu dhe shkatërro sa më shumë dhe nuk kanë bërë zgjedhje se a është civilë a janë fëmijë apo se çka janë. Ajo është strategjia e tyre e luftës”, shtoi ai.

- Advertisement -

“Rusët gjuajnë prej së largu me propagandën e tyre kinse po sulmojnë objektet ushtarake. Shikoni Buchen çka ka ndodhur. Qyteti 90 për qind është i shkatërruar. Kjo është strategjia ruse që e bëjnë nga largësia, shkatërro, ndize tokën e pastaj hy prapa”, theksoi Kllokoqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit