1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reshjet e mëdha të borës, Policia ka një apel për qytetarët

Rekomandime

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi, Policia ka apeluar për mbajtje të distancës mes mjeteve, përshtatje të shpejtësisë dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër Ministria e Infrastrukturës sot ka njoftuar qytetarët se të gjitha rrugët në menaxhim të MI-së, janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit