4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Reuters raporton për kërcënimin që mori artistja kosovare pasi vizatoi Kurtin e Vuçiqin duke u puthur

Rekomandime

Media prestigjioze “Reuters”, ka raportuar për kërcënimet të cilat i ka marrë artistja nga Prishtina, Ermira Murati e cila ka vizituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke u përqafuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Reuters raporton brenda kontekstit të takimit të 27 shkurtit ku thotë se synohet të arrihet një marrëveshjeje paqeje.

- Advertisement -

“Unë e shoh marrëdhënien e tyre si një shfaqje aktrimi…dhe të dy popujt e Kosovës dhe Serbisë, ne po shohim të njëjtin shfaqje”, tha Murati, ka raportuar Reuters

“Kurti dhe Vuçiç janë planifikuar të takohen në Bruksel më vonë të hënën, ku pritet të miratojnë një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi për të normalizuar marrëdhëniet dhe për t’i dhënë fund armiqësive dekadash”, thuhet në raportin e mediumit.

Më tutje në artikull raportohet paralajmërimi se “nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të përballen me izolim ndërkombëtar dhe më pak ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”.

- Advertisement -

Çështja e dialogut është temë e vazhdueshme në Prishtinë dhe Beograd, por së fundmi pasojë edhe me një vizatim ku “Kurti dhe Vuçiq puthen me sy të mbyllur”.

Një komentues i ka thënë artistes se “ti meriton një plumb”.

- Advertisement -

E Murati tha se piktura e re kishte një mesazh thjesht politik dhe se ajo ishte mësuar të merrte kërcënime, dhe në të vërtetë, se çdo reagim negativ ishte ende duke ndezur një diskutim mbi këtë temë.

Takimet në Bruksel tashmë kanë nisur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit