1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

RevoItohet deputeti i VV’së për raportimet për xhaxhain e Konjufcës: Mos deshtët me vendosë njerëz nga PDK, LDK apo AAK

Rekomandime

Punësimi i xhaxhait të kryeparlamentarit Glauk Konjfca, në Ministrinë e Mbrojtjes ka ngjallur reagime të shumëta, veçanërisht pas akuzave dhe deklaratave të shumëta të VV’së për partitë në pushtet të mëhershëm karshi kësaj çështjeje.

Ky raportim i mediave nuk i ka pëlqyer deputetit të VV’së i cili ka suImuar mediat, duke thënë se po bëjnë zhurmë për asgjë.

- Advertisement -

“Mos po u dashka që këshilltar politik të kabineteve të vendosen njerëz nga taborët tjera politike si PDK, LDK, AAK…?”, ka shkruar Dugolli ndër të tjerash.

Ky është reagimi i plotë:

Shumë zhurmë për asgjë

- Advertisement -

Disa portale paskan filluar të krijojnë “lajm” se si ministri i Mbrojtjes e paska marr këshilltar politik një të afërm të kryeparlamentarit Konjufca.

E paskan “zbuluar” ujin e nxehtë.

- Advertisement -

Rabit Konjufca është ish pjesëtar i UÇK-së,TMK-së dhe FSK-së. Pas pensionimit u shqua si aktivist i LV-së, dhe si njeri profesional dhe i ngritur edhe anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje dhe Siguri dhe tani natyrshëm këshilltar politik në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Eksperienca, dija dhe ndershmëria e tij janë të vlefshme për Ministrin Mehaj dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Është për keqardhje kjo tendenca e disa portaleve kur mundohen të krijojnë mjegull kur situata është e çiltër kristal.

Le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë (edhe pse besoj e dijnë), se këto poste janë politike dhe njerëzit që bëhen pjesë në këto kapacitete, përveçse duhet të jenë profesional, të ndershëm e punëtor, duhet të jenë të besueshëm edhe politikisht.

Mos po u dashka që këshilltar politik të kabineteve të vendosen njerëz nga taborët tjera politike si PDK, LDK, AAK…?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit