2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rexha nga Berlini: Greqia pritet të jetë e para që do ta njoh pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Gazetari, Xhemajl Rexha teksa ka raportuar drejtëpërdrejt nga kryqendra gjermane pas Samitit të Berlinit, ka thënë se në rast të një marrëveshjje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka asnjë garancion që pesë shtetet pjesëmarrëse në këtë samitë, do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se do të ishte detyrë e Francës dhe BE-së që të sigurohen në fund të këtij procesi do të ndodhte njohja.

“Me gjithë bisedimet që janë bërë këtë javë, e shoh që nuk ka asnjë garancion që këto pesë shtete do ta njohin Kosovën në rast të një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Sebrisë.

Pra, nuk është që do të ketë dika të shkruar që i obligon këto pesë shtete ta njohin Kosovën. Do të ishte detyrë e Francës dhe BE-së që të sigurohen që në fund të këtij procesi, do të ndodhte njohja. Greqia pritet të jetë e para që do ta njoh pavarësinë e Kosovës”, tha Xhemajl Rexha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit