-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rexhep Selimi i drejtohet Avdullah Hotit: Kryeministër, na turpërove në Bruksel

Rekomandime

Rexhep SelimiVV!Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së Rexhep Selimi, u shpreh se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në Bruksel nuk ka demonstruar shtetësi, as legjitimitet e as dinjitet.Selimi e ka kritikuar kryeministrin Hoti edhe pse i është përgjigjur në serbisht kur është pyetur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq se a di të flas serbisht.

- Advertisement -

“Më fal që po ta them, por do të doja ta dija paraprakisht ose si përgjigje ose si deklaratë tuajën se a duhet që se para se të shkosh në bisedime me Vuçiqin ta mësosh serbishten, ti edhe ashtu nuk je shumë i serbishtes për dallim prej shefit tënd të partisë. Çka t’u deshtë serbishtja juaj Hoti atje, apo hoqe dorë nga reciprociteti prandaj u deshtë që ta flisni gjuhën e njërës palë. Është dashur t’i thuash shqip që nuk di serbisht, as që dua ta mësoj serbishten tënde është dashur t’i thuash, sepse serbishtja juaj është serbishte e policëve vrasës të Millosheviqit”.

“Razumem i the, na turpërove kryeministër… Ju atje nuk demonstruat shtetësi, as legjitimitet e as dinjitet. Shkuat duke hequr dorë nga reciprociteti, pra jo si dy shtete, u paraqitet pa dinjitet duke e demonstruar inferioritetin tuaj ndaj Vuçiqit, e po ashtu edhe pa legjitimitet sepse nuk morët përkrahjen e spektrit politik të Kosovës”, tha ai.Ai tha se përveç që nuk e ka përkrahjen e opozitës, nuk e ka përkrahjen as të partnerëve të koalicionit. Selimi, tha se ai e ka përkrahjen vetëm të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit