1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rexhep Selimi: I ndjeri nga Gjilani nuk ka deklaruar e as nuk ka paraqitur dokumente që ka probleme shëndetësore, nuk u vë fajin mjekëve

Rekomandime

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka theksuar se kushdo që futet në Kosovë nga shtetet e huaja, futen në karantinim prej 14 ditësh.Sipas Selimit, kur është plotësuar formulari në aeroport nga i ndjeri, ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë sëmundje, raporton Gazeta Blic.Ai ka theksuar në T7, se kjo është një procedurë standarde për të gjithë ata që kthehen nga vendet tjera.

- Advertisement -

Selimi ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të merret me rastin, dhe ta hetojë deri në detajin më të vogël.

”Ai nuk ka deklaruar e as nuk ka paraqitur ndonjë dokument në lidhje me sëmundjen e tij. Këtë barrë nuk ua lë mjekëve, sepse ai nuk ka deklaruar që ka probleme shëndetësore”, tha ai, raporton Gazeta Blic.Selimi tha se vetëm nga Gjermania janë kthyer më shumë se 900 persona.

Sipas tij, organizimin për kthimin e tyre e bën ambasada dhe konsullatat.Ndryshe, vdekja tragjike e 26 vjeçarit ka nxitur reagime të shumta. Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit