1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rexhep Selimi – koalicionit: Ne po kthehemi te qytetarët, ju rrini mbrojeni Thaçin

Rekomandime

Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në seancën ku pritet të bëhet votimi i Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Ani pse LVV’ja nuk po merr pjesë në seancën e sotme, Selimi ka shkuar në sallë të Kuvendit për të folur në emër të grupit parlamentar.

- Advertisement -

Ai ka thënë se seanca e sotme është tentim për të grabitur fitoren e qytetarëve.

Seanca e sotme e thirrur për të bërë një qeveri të re është edhe një tentim për të bërë një hap më tutje për grabitjen e fitores së qytetarëve.

Sot disa parti humbëse janë mbledhur bashkë për të sfiduar vullnetin e qytetarëve, ne sot kemi përballë ata që duan të bëjnë qeveri pa fituesin dhe pa qytetarin.

- Advertisement -

Kjo qeveri është rrjedhë e mashtrimit të dyfishtë, qytetarin dhe ne si partnerë tuaj. Është qeveri ilegale dhe ilegjitime sepse vije pas shkeljes së një pas njëshme të Kushtetues, për mandatimin e humbësit të zgjedhjeve për kryeministër.

Dekreti që sajoi presidenti juaj është i pabazuar në kushtetutë.

- Advertisement -

Për fat të keq anëtarët e Gjykatës u kthyen në shërbim të partive”, ka thënë Selimi, derisa ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendim i saj ishte i padrejtë dhe këtë ia themi secilit në sy edhe atyre, padrejtësia është padrejtësi nga do që vie e nga kushdo që buron.

Si jo legale do të jetë edhe jo legjitime qeveria që doni ta formoni, sepse nuk përfaqëson shumicën e votave.

Ajo që po tentoni ta votoni nuk është Qeveria Hoti e as Thaçi 3, po qeveria e Thaçit që do të hidhet si një leckë pasi t’i arrijë qëndrimet.

Kjo qeveri do të i shërbejë për legjitimimin e ndarjes së Kosovës.

Po tentohet të bëhet një qeveri vazale që shtetin do ta kthejë në duar të individëve që kanë kapur edhe partitë politike.

S’na vjen keq për mocioni po pse rrëzuar shpresat. Mocioni s’ndodhi për tarifën e as për një ministër të shkarkuar, por, ishte i planifikuar që t’i hap rrugë një marrëveshje që po pret në sirtarët e Thaçit e Vuciqit.

I dimë qëllimet, i keni të cekëta por të rrezikshme, doni të përfitoni nga një situatë e rëndë për Kosovën”, ka thënë ai.

Selimi edhe njëherë ka përsëritur kërkesën e LVV’së për zgjedhje të reja.

A nuk jeni disa prej jush ata që kurrë nuk keni fituar zgjedhje?

E kam fjalën sidomos për disa parti të vogla që tash kanë mbetur në fund të sallës, që presin nga përplasjet e të mëdhenjve për të fituar një copë pushtet.

Për pak më shumë se 100 ditë juve qeveria jonë ua zbuloj rrënjët që kishin mbështjellë shtetin dhe mekanizmat e tij.

Ju e planifikuar që qeveria e VV’së të bashkëpunonte me ju.

Ju nuk mund të ndjeheshit mirë kur qeveria Kurti filloj çmontimin e kapjes së shtetit.

Për 100 e më shumë ditë qeveria nuk bashkëpunoi me asnjë kriminel as në veri e as në jug.

Ju nuk mund ta duroni qeverinë e LVV’së.

Pyesni familjet tuaj, votuesit tuaj, jam shumë i sigurtë për përgjigjet që do të merrni.

Le të shkojmë në zgjedhje, e qytetarët na tregojnë ku e kemi vendin.

Kërkesa jonë ka ardhur në respekt të sovranit.

Ne duam zgjedhje duke respektuar edhe vullnetin e qytetarëve që po e shprehin përmes peticionit, nëse keni vendosur që të vazhdoni kështu, atëherë bashkë do të shihemi në përballjet tjera politike, ne kthehemi te qytetarët ju rrini në mbrojte të Thaçit”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit