3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rexhepi: Mustafa të lëshojë rrugë, Osmani të mbetet presidente

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se varianti më i mirë si pas tij për të dal nga ngërçi politik është që ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani të mbetet në këtë pozitë.

- Advertisement -

Ai në emisionin “Imazh” të RTK-së tha se në LDK është një grup jo i madh që mban inate politike, por jo të gjithë, duke iu referuar LDK-së si familje.

“Ndoshta mund të jem shumë gabim, por po e jap një propozim për të dal prej krizës politike, le të ulën partitë të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani si presidente e Kosovës”, tha Rexhepi.

“Vlerësimi im ndaj Vjosa Osmanit tregohet se me shumë dëshirë do e votoja atë për presidente të Kosovës”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Ai tutje tha se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë pasi në krye të LDK-së është që 10 vjet.

Kujtojmë që Rexhepi ka qenë në vazhdimësi përkrahës i Vjosa Osmanit edhe në opinion po ashtu në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit