Zgjedhjet në SHBA kanë qenë kryefjala dhe tema kryesore në të gjithë botën. Der tani Trump është duke u përballur me një rezultat tepër zhgënjyes, pasi Biden është duke rrëmbyer shumicën e shteteve më të rëndësishme.
Të pakënaqur me këtë rezultat dy djemtë e presidentit këtë humbje po ja faturojnë elektoratit republikan.
Don Jr dhe Eric i kanë cilësuar republikanët si të dobët dhe dele.
Djali i madh i Presidentit, Don Jor shkruan se “Republikanët kanë qenë dobët për dekada, gjë që ka lejuar të majtët të bëjnë këto gjëra.”
Nga ana tjetër Eric Trump është treguar edhe më i ashpër duke shkruar “Ku janë republikanët! A keni një shtyllë kurrizore. Luftoni kundër këtij mashtrimi. Votuesit tanë nuk do t’ju harrojnë kurrë që u treguat dele”– shkruan ai.